Transmetuar më 23-06-2025, 18:24

Katari njofton se ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore si pjesë e masave të marra për shkak të zhvillimeve në rajon, tha një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Katarit në rrjetin social "X".

Ministria tha se ky veprim vjen për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve. Dhjetra fluturime raportohet se janë anuluar dhe avionët janë bllokuar në aeroportin në Doha.

Mbyllja e hapësirës ajrore të Katarit vjen ndërsa Irani përsëriti kërcënimet e mëparshme për t’u hakmarrë kundër Shteteve të Bashkuara pas sulmeve në centralet e saj bërthamore.

Gjithashtu raportohet se Truqia ka anuluar të gjitha fluturimet për në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pak çaste pas njoftimit të lëshuar nga Katari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit