

Trup i pajetë gjendet në lumin Buna – Viktima një 70-vjeçar nga Tirana
Shkodër – Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në fshatin Muriqan, në ujërat e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, me banim në Tiranë.
Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dukshme në trup.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






