Transmetuar më 23-06-2025, 16:14

Vlorë – Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy drejtuesish mjetesh, arrestohet 25-vjeçari

Një përplasje mes dy drejtuesish automjetesh në zonën e njohur si “Rrethi i Skelës” në Vlorë ka rrezikuar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të rënda.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë së Vlorës dhe të efektivëve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është bërë i mundur neutralizimi i njërit prej drejtuesve të përfshirë në konflikt.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. H., 25 vjeç, goditi në mënyrë të përsëritur me automjetin e tij, automjetin e një 18-vjeçari, G. D., duke i rrezikuar jetën. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe me veprime që krijuan panik dhe shqetësim publik.

Policia ka arrestuar në flagrancë E. H., i cili akuzohet për veprat penale:

"Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera" (neni 154 i Kodit Penal);

"Prishja e rendit dhe qetësisë publike" (neni 274 i Kodit Penal).

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit