Transmetuar më 23-06-2025, 15:53

Elbasan, 23 qershor 2025- Një trup i pajetë është konstatuar sot rreth orës 14:30 në lumin Shkumbin, në afërsi të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake nga Policia, dyshohet se viktima është një shtetas i moshuar, ende i paidentifikuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga uji. Nga këqyrja e parë, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë disa ditë më parë, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit