Transmetuar më 23-06-2025, 13:23

Prrenjas, 23 qershor 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin rrugor "Qukës–Prrenjas".

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:10, automjeti që drejtohej nga shtetasi P. K., 62 vjeç, dyshohet se ka përplasur shtetasen Fadile Murati, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit