Transmetuar më 23-06-2025, 13:22

Aksident tragjik në aksin Qukës–Prrenjas: humb jetën një 70-vjeçare këmbësore

Prrenjas – Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës–Prrenjas”.

Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur këmbësoren Fadile Murati, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Foto arkiv

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit