

VLORË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë dhe më pas shoferët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikt, ka goditur disa herë me mjetin e tij Benz një tjetër automjet dhe si pasojë e ka nxjerrë nga rruga.
Më pas policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e “Benzi-t”. Ndërsa shoferi i automjetit tjetër ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






