

HIMARA- Një zjarr masiv vijon të përfshijë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës dhe pavarësisht përpjekjeve nga toka dhe ajri, flakët nuk janë izoluar.
Sipas informacioneve, era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të vatrave. Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur flakët larg zonave të banuara.
Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, drejtimi i zjarrit ka ndryshuar dhe po përparon në drejtim të Porto Palermos.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






