

TIRANA- Një 48-vjeçar nga Kuçova u arrestua në flagrancë në Tiranë me doza kanabisi gati për shitje. Policia bën me dije gjatë kontrolleve, në një tunel pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, u zbuluan doza të tjera të fshehura nga i dyshuari. Mësohet se lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Goditje të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje. Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.
Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






