

SHKODRA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 00:05 në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Perlat Rexhepi", ku një 49-vjeçar ka plagosur një 26-vjeçar për motive të dobëta. Autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Jozef Çekaj, 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






