Transmetuar më 22-06-2025, 18:22

Durrës – Dyshohet për mbytje aksidentale në det, humb jetën një turiste 66-vjeçare nga Bosnja

Durrës, 22 qershor 2025 – Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Durrësit. Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, një grua 66-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, S. T., dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima ndodhej në det kur dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe nuk ka mundur të dalë në kohë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin zyrtar të shkakut të mbytjes.

Autoritetet pritet të marrin në pyetje dëshmitarë dhe të kryejnë ekzaminimet përkatëse për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor apo faktor tjetër që mund të ketë çuar në humbjen e jetës së 66-vjeçares. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit