

ITALI – E ardhmja e pasigurt për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Empoli si transferim i lirë dhe është në kërkim të një pozicioni të ri.
Raportohet se Bologna e ka vënë syrin tek ai (për t’u mbrojtur në rast të largimit të njërit prej Beukema dhe Lukumì), por edhe Verona, e cila duhet të zëvendësojë Coppolan.
Interes për mbrojtësin shqiptar ka treguar edhe skuadra turke e Besiktas. Gjithsesi, në ditët në vijim Ismajli do të vendosë për të ardhmen e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






