Transmetuar më 22-06-2025, 12:08

Është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali 33-vjeçari Erjon Mera, i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.

Si i punës operacionale, të kryer në koordinim të policisë shqiptare homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Wanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit