

Komisariati i Policisë Nr. 1 njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim një të mitur 17-vjeçar, pasi një vajzë 15-vjeçare ka paraqitur ankesë se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.
Informacionet zyrtare janë të pakta lidhur me rastin. Ajo që dihet është se djali 17 vjeç ka joshur vajzën 2 vjet më të vogël dhe ka arritur të kryejë marrëdhënie intime me të.
Por më pas, e mitura ka denoncuar fillimisht te prindërit dhe më pas në polici se e gjirha ndodhi pa dëshirën e saj.
I frikësuar nga procedimi penal, adoleshenti ka marrë arratinë dhe është zhdukur në drejtim të paditur.
Autoritetet janë duke punuar aktivisht për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.
Ky rast trajtohet me seriozitet të veçantë, duke pasur parasysh moshën e viktimës dhe natyrën e rëndë të akuzës.
Komisariati i Policisë Nr. 1 i kërkon qytetarëve ndihmën për çdo informacion që mund të çojë në zbulimin e të dyshuarit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd