

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar të dielën për agjencinë Reuters se Aleanca po ndjek nga afër zhvillimet pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi tri nga centralet kryesore bërthamore të Iranit.
I pyetur lidhur me qëndrimin e NATO-s ndaj sulmeve dhe ndikimin e mundshëm që këto zhvillime mund të kenë mbi misionin jo-luftarak të Aleancës në Irakun fqinj, zyrtari theksoi se: “Sigurisht që po e ndjekim situatën nga afër.”
Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka kaluar tashmë në një stad të ri pas sulmeve të SHBA ndaj tre centraleve bërthamore të Teheranit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






