

Sot është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga “Albanian Roots” në Central Park.
Para nisjes së paradës, Kryetari i Bashkisë së New York Eric Adams organizoi një pritje në banesën e tij për komunitetin shqiptar, duke nderuar kështu traditat, kulturën dhe krenarinë tonë kombëtare. Komuniteti shqiptar ka vijuar të jetë bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme në zemër të New York-ut. Parada ka nisur në 10:00, sipas orës lokale, nga Central Park West & 81st. Më pas do të pasohet nga një festë në W 72nd Street, me muzikë, valle, art dhe shije shqiptare.
Kjo paradë historike organizohet nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe mbështetet nga figura të njohura. Ajo konsiderohet një moment i rëndësishëm për forcimin e identitetit kombëtar në diasporë dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në një nga qytetet më të mëdha të botës.
“Rrënjët na mbajnë tokës, por bashkimi na çon larg” -është mesazhi që shoqëron këtë ngjarje simbolike për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






