Transmetuar më 21-06-2025, 14:24

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 11:30 paradite në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete.

Një prej tyre ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volksëagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit