

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.
Sipas informacionit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 ku dy automjete, njëra “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe automjeti tjetër “Toyota” Yaris me targa AB956SG, u përplasën mes tyre.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy të moshës 20 vjeçare të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar.
Ndërkohë mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






