

Tiranë- Momente gëzimi në Tiranë, ku në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë lindur tre vajza – trinjaket Iliriana, Amaya dhe Cataleya – duke sjellë lumturi të madhe për familjen e tyre dhe stafin mjekësor që e ndoqi me përkushtim këtë lindje të veçantë.
Lajmin e bukur e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila uroi me fjalë të përzemërta prindërit e foshnjave:
“Tre engjëj të vegjël, Iliriana, Amaya dhe Cataleya, kanë ardhur në jetë, duke sjellë gëzim të pafund për prindërit dhe stafin mjekësor që ka ndjekur me përkushtim këtë lindje të veçantë. Urime të përzemërta familjes së re dhe një jetë të gjatë, të lumtur e të bekuar për trinjaket e vogla.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd