Transmetuar më 21-06-2025, 12:59

Tiranë, 21 qershor 2025 – Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri një 30-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Tafaj”.

Operacioni policor i koduar “Triangle” u zhvillua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga Alfred Meta, 41 vjeç, dhe Resmi Meta, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tyre, G. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se tre vëllezërit, pas një zënke të çastit në rrugë me një 30-vjeçar, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë dhe kontrolleve të ushtruara në banesat e Alfred dhe Resmi Metës në zonën e Tufinës, u sekuestruan 3 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit