

SHBA – Bayern Munich e nisi Kupën e Botës për Klube me një fitore të bujshme 10-0 kundër Auckland City. Në ndeshjen e dytë, testi i tyre i parë i vështirë, ishte kundër argjetinasve të Boca Juniors, të cilën e fituan 2-1 në fund, pavarësisht një performance dominuese.
Në minutën e 18-të FCB shënon dhe këtë herë epërsia do të zgjasë! Coman është autori i një krosi nga e djathta, i cili nën presionin e kundërshtarit, ai ia kalon topin Kane. Pas një sprinti të shkurtër, anglezi gjuan me qetësi me këmbën e majtë në cepin e djathtë dhe 1-0.
Pas pushimit, në minutën e 66-të, vjen goli i barazimit nga një kaos i papritur. Pasi Olise humbet topin, Velasco gjen sulmuesin Merentiel, i cili vrapon thellë pas Tah. Kapiteni i Bocës më pas thjesht e kalon topin përtej Stanisic, qëndron i qetë para Neuer dhe shënon për ta bërë rezultatin 1-1.
Por historia nuk kishte përfunduar. Në minutën e 84-t vjen dhe goditja e Bayernit kundër argjentinasve të Bocës. Në mes një situate konfuze, Kane ruan qetësinë në zonën e penalltisë dhe ia pason topin Olises.
Francezi gjuan me kujdes dhe gjuan ulët në këndin e majtë dhe i jep fitoren e merituar 2-1 bavarezëve, të cilët me 6 pikët e grumbulluara tani kanë siguruar kualifikimin për në raudin e të 16-ave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






