Transmetuar më 20-06-2025, 21:23

Kanë dalë rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Rezultate e Maturës për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë mund t’i gjeni në këtë link (Kliko Këtu)

Në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë morën pjesë 25 712 maturantë. Testi kishte 33 pyetje.

365 maturantë kanë marrë notën 4, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98,58%, ndërsa nota mesatare është 6.87.

20 minuta pasi nisi provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teza doli dhe qarkulloi në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

Ministria e Arsimit tha se procesi nuk u cënua.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit