Transmetuar më 20-06-2025, 10:15

Ish-shoferi i deputetit të zgjedhur, Arjan Nodja, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij.

Bëhet fjalë për lokalin e Mondi Vogës, në fshatin Krastë. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve.

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Voga ka qenë i arrestuar më herët për armë pa leje.

Mondi Voga u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e kishte dhunuar në Durrës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit