Transmetuar më 19-06-2025, 21:39

TIRANË- Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë.

Sipas një procesverbali të mbajtur nga ana e specialistëve, është vërtetuar se kontrata e Isait është e kryqëzuar me atë të Tofikut, djalit të xhaxhait të tij.

Edhe vetë Tofiku tregon se paguante me dy kontrata, sot nuk e di se ku kanë vajtur paratë. Supervizori Saljon Hoxha thotë se ia kanë marrë ankesën Isait dhe ia kanë përcjellë teknikës në Berat, pasi vetëm kaq mund të bëjnë.

Endrit Toska, drejtor i OSHEE-së Berat, shpjegon se janë bërë verifikimet dhe i janë nisur drejtorive në FSHU për të gjetur një zgjidhje. Pas gjithë këtyre hallkave, “Stop” drejtohet në OSHEE-në qendrore dhe pas disa ditësh vjen përgjigjja se Isa Hoxha është i lirë nga detyrimet./tvklan.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit