

Uashington- Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të vendosë brenda dy javëve, nëse SHBA do të përfshihet apo jo në luftën e Izraelit ndaj Iranit.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt gjatë një konference për media. Ajo citoi mesazhin e Trump, i cili thotë se vendimi do të merret brenda dy javëve, pasi ka një shans të madh për rikthimin në tavolinën e negociatave.
“Duke qenë se ka patur shumë spekulim në media, lidhur me vendimin e presidentit, dhe nëse SHBA do të përfshihet apo jo direkt, po citoj mesazhin e presidentit:
Bazuar në faktin që ka një shans i konsiderueshëm që negociatat mundet ose nuk mundet të ndodhë në të ardhmen e afërt, do ta marr vendimin tim nëse do të përfshihem apo jo, brenda dy javëve të ardhshme”, deklaroi sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






