

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar lidhur me debatet për organizimin e koncertit të këngëtarit të njohur shkodran Bujar Qamili. Fillimisht i planifikuar për t’u mbajtur më 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi”, koncerti është zhvendosur në sheshin para bashkisë për të mos penguar zhvillimin e ndeshjeve të ekipit të Vllaznisë në kompeticionet europiane.
Për këtë ka folur sot vetë organizatori i koncertit recital Bujar Qamili në studion e “shqipëria Live” në Top CHannel ku ka shprehur hapur shqetësimin e tij dhe hatërmbetjen se ky koncert nuk u mbajt ditën kur ishte vendosur në vendin që ishte vendosur. Ai shpreh se dhe në stadiumin e Air Albania janë organizuar koncerte të tjera dhe pse nuk ka patur ndeshje futbolli në ate ditë. Qamili mbështeti fort në studio qëndrimin e tij se kishte marrë leje nga autoritetet përkatëse dhe vetë qytetarët e Shkodrës dhe bashkia e saj e donte një koncert të tillë por nuk ka lidhje as bashkia por një dorë tjetër në këtë punë.
“Kjo ishte një dëshirë e qytetarëve të Shkodrës për këtë koncert. Pastaj unë kam ndjekur një rrugë ligjore e cila është kjo që unë jam drejtuar me email bashkisë, këshillit artistik dhe ma kanë miratuar më thanë do bëhet. Kto punët me pyt presidentin shoqatën se di se sjam marrë. Ndodhën këto gjëra nuk e di. Mos të harrojmë dhe në stadiumin kombëtar janë zhvilluar koncert pse bëhet aty ku luhet kombëtarja dhe jo ku luan Vllazënia? Miqësorja u vendos kur u mor vesh se do bëja koncert unë. Presidenti i Vllaznisë është sponsor në koncertin tim dhe unë kam relata shumë të mira me të, por arsyen e dinë gazetarët më mirë”, tha Qamili duke mos dhënë emër konkret.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci theksoi se artisti Qamili meriton një koncert dinjitoz, por prioritet mbetet ecuria e ekipit të futbollit. Ai uroi sukses për Vllazninë në aventurën europiane dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë në mbrëmjen artistike, të cilën e cilësoi si një kujtim të paharrueshëm.
Vendimi vjen pas kundërshtimeve nga KF Vllaznia, që shprehu shqetësimin se përdorimi i stadiumit për aktivitete jo-sportive mund të rrezikojë licensimin e tij nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare. Kryebashkiaku ka garantuar se Bashkia Shkodër nuk do të cenojë në asnjë rast interesat e klubit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






