Transmetuar më 19-06-2025, 17:13

ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg nga autoritetet italiane. Gencian Subashi, ishte arrestuar së bashku me kushëririn e tij dy vjet më parë, ndërsa transportonte një ngarkesë prej 17,5 kilogramësh kokainë me një furgon.

Sipas mediave italiane, Subashi ishte kapur nga Karabinierët e Kompanisë Latina, të cilët e çuan atë në burgun e Pontine. Togeri Ludovico Iagnocco, njoftoi se efektivët e gjetën shqiptarin në shtëpinë e tij, ku ndër të tjera, ai mbahej në arrest shtëpiak.

Vendimi ndaj 50-vjeçarit kishte marrë edhe formën e prerë. Operacioni që çoi në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë erdhi nga një kontroll rutinë në segmentin rrugor mes Isonzos dhe Pontine. Ndërhyrja u krye në muajin mars të vitit 2023, ku brenda furgonit me të cilin udhëtonin dy kushërinjtë shqiptarë, u gjetën pakot e kokainës. Droga ndahej në 79000 doza dhe me një xhiro që mund të sillte mbi 1 mln euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit