Transmetuar më 19-06-2025, 13:42

Tiranë, 19 Qershor 2025 – Një konflikt verbal mes dy vajzave 23-vjeçare në kryeqytet ka degjeneruar në përleshje fizike, duke detyruar ndërhyrjen e policisë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka përfshirë shtetaset S.D. dhe K.I., të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të përfshirjes në një konflikt fizik me njëra-tjetrën. Sipas policisë, dyshohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23-vjeçe dhe K. I., 23-vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Aktualisht, nuk janë bërë publike detaje mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes të dyjave, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit