

lorë, 19 Qershor 2025 – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pyllin e Sodës në afërsi të qytetit bregdetar të Vlorës. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës që favorizon djegien, pushuesit janë detyruar të largohen nga plazhi i Zvërnecit, vetëm pak metra larg zonës së përfshirë nga zjarri.
Në vendngjarje ndodhen katër automjete zjarrfikëse, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme drejt zonave të banuara apo hapësirave të frekuentuara nga pushuesit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së pyllit të Sodës deri në normalizimin e situatës.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme apo pakujdesie nga vizitorët e zonës. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






