

Krujë – Operacioni policor i koduar “Koordinata” godet sërish kultivimin e kanabisit në qarkun e Durrësit. Në fshatin Zgërdhesh të Krujës janë zbuluar 11 parcela me 591 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies.
Pas hetimeve të ndjekura me metoda proaktive dhe kontrolleve në terren nga Komisariati i Policisë Krujë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i tre autorëve të dyshuar, konkretisht:
Murat Seferi, 23 vjeç
Emiljano Seferi, 32 vjeç (vëllezër)
Kastriot Bazja, 51 vjeç
Të tre të arrestuarit janë banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë, dhe dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në kultivimin dhe kujdesin ndaj bimëve narkotike në Zgërdhesh.
Operacioni është pjesë e zbatimit të planit kombëtar “Koordinata”, i cili synon të parandalojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin.
Policia njofton se vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






