

TIRANË- Nën dritat vezulluese dhe atmosferën e veçantë të amfiteatrit të Liqenit në Tiranë, u mbajt nata finale e spektaklit "Miss Shqipëria 2025", një mbrëmje që festoi bukurinë, elegancën dhe talentin e vajzave shqiptare.
Pas një gare plot emocione, sfida dhe paraqitje spektakolare, u kurorëzua si Miss Shqipëria 2025: Valentina Gegprifti; Shoqëruese e Parë: Klea Thaçi; Shoqëruese e Dytë: Laora Peka.
Përveç çmimeve kombëtare, u shpallën edhe përfaqësueset që do të mbajnë flamurin shqiptar në skenat më të rëndësishme të bukurisë në botë. Titujt ndërkombëtarë u fituan nga: Miss Earth Albania 2025: Kleja Sulejmani Miss International Albania 2025: Gledia Preka Miss Supranational Albania 2026: Natalia Lalaj
Spektakli i sivjetshëm solli jo vetëm shkëlqim dhe bukuri, por edhe një mesazh të fortë për fuqizimin e vajzave dhe promovimin e vlerave shqiptare në arenën ndërkombëtare. Një natë për t’u mbajtur mend, ku natyra dhe arti u ndërthurën në mënyrë perfekte.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd