Transmetuar më 18-06-2025, 17:24

Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira Muratit.

Ky titull propozohet t’i jepet Mira Muratit, shqiptares nga Vlora që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale ChatGPT. Po ashtu, Andi Hoxhajt, profesorit që është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj”, shkruan King-Smith.

Propozimi i tretë Komisionit Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë është për tenorin e njohur, Josif Gjipali, që ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit