

Tiranë, 18 qershor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, në segmentin që të çon drejt Shkozës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa dyshohet për persona të lënduar. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes apo identiteti i të përfshirëve.
Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






