Transmetuar më 18-06-2025, 15:15

I vuri flakën shtëpisë së një gruaje prej borxheve të të birit, arrestohet 27-vjeçari Një borxh i pashlyer është bërë shkak për djegien e qëllimshme të një banesë në qytetin e Roskovecit.

Policia bën me dije se një 27-vjeçar, i identifikuar si Edusjon Zyka është arrestuar pasi i vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale. Sakaq çështja është marrë në dorëzim nga Prokuroria e Fierit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit