Transmetuar më 18-06-2025, 13:28

Kapet “fantazma” e vjedhjeve në Durrës – Amarild Muka prangoset pas operacionit “Again”

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe punës së thelluar hetimore për zbardhjen e një serie vjedhjesh që kanë ndodhur në këtë qark.

Në pranga ka përfunduar Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i një numri të konsiderueshëm vjedhjesh, përfshirë banesa, automjete, monopatina elektrike dhe portofola.

Ky shtetas ishte shpallur më herët në kërkim nga Policia e Tiranës për veprën penale “Mashtrimi” dhe konsiderohet një element i rrezikshëm me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni “Again” erdhi si rezultat i sinjalizimeve të qytetarëve dhe bashkëpunimit të ngushtë me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës. Arrestimi i Mukës është një goditje e rëndësishme ndaj kriminalitetit të përditshëm dhe rikthen ndjenjën e sigurisë në komunitet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit