Transmetuar më 18-06-2025, 11:57

Elbasan, 18 qershor 2025– Një zjarr përfshiu ditën e djeshme një sipërfaqe pyjore me pisha në zonën e Krastës, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se shkak për zjarrin u bënë qirinjtë e ndezur në një vend të shenjtë, të vendosur në masivin pyjor. Për shkak të erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe toke pyjore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit