Transmetuar më 18-06-2025, 11:52

Tiranë – Dhunon nënën, kanos fqinjen që e filmoi: procedohet penalisht 30-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin G. M., 30 vjeç, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas burimeve zyrtare, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas ka kanosur fqinjen, e cila mendohet ta ketë filmuar gjatë aktit të dhunës.

I riu me të ëmën banojnë në të njëjtin pallat me fqinjën e tyre. Kur kjo e fundit ka dëgjuar të bërtitura është afruar dhe ka nisur të filmojë me celular skenën e dhunshme.

I riu e pa dhe iu sul duke e kanosur fqinjën e cila më pas njoftoi policinë, raporton noa.al.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Odise Grillo" të qytetit të Tiranës, ndërsa hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. /noa.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -G. M., 30 vjeç, pasi ka kanosur fqinjen e tij, e cila dyshohet se e kishte filmuar teksa dhunonte nënën e tij;

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit