Transmetuar më 17-06-2025, 19:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një 28-vjeçar shqiptar ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se viktima është Mario Bacaj, i cili u hodh nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të Adelaides. 28-vjeçari shqiptar por i rritur në Itali, luante për Klubin e Futbollit “Adelaide Eagles”, të cilët po e prisnin për një ndeshje, por në mes të pasdites shokët e tij të ekipit morën lajmin që nuk e prisnin kurrë.

I riu dyshohet se është hedhur nga çatia e “Bar & Restorantit 2KW” dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota. Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin.

Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, lë pas gruan e tij dhe djalin e tyre të vogël.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit