

21 vende arabe dhe islamike bëjnë thirrje për paqe, Kina mbështet deklaratën për zbutjen e tensioneve
Ministrat e jashtëm të 21 vendeve arabe dhe islamike, si Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Bahrejni, Turqia, Algjeria, Arabia Saudite, Sudani, Iraku, Omani, Katari, Kuvajti etj., publikuan dje deklaratën e përbashkët mbi konfliktin Izrael-Iran, ku bëhet thirrje për respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendeve të tjera dhe zgjidhjen e konfliktit sipas parimeve të miqësisë e fqinjësisë së mirë dhe me mjete paqësore.
Zëdhënësi i MPJ – të Kinës Guo Jiakun, duke folur lidhur me këtë deklaratë, tha se përshkallëzimi i papritur i tensioneve rajonale. ka tërhequr vëmendjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Përparësi kryesore është ndërprerja e zjarrit dhe ndalimi i luftimeve, marrja e masave efektive për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, parandalimi i trazirave më të mëdha në rajon dhe kthimi në rrugën e zgjidhjes politike të çështjes nëpërmjet dialogut dhe negociatave. Ky është konsensusi i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare.
Guo Jiakun u shpreh të martën se Kina mirëpret deklaratën e përbashkët të vendeve arabe e islamike dhe vlerëson lart përpjekjet e këtyre vendeve për uljen e tensionit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






