Transmetuar më 17-06-2025, 14:51

Pas përfundimit të seancës avokati i ish- deputetit demokrat Ervin Salianji, Ledio Braho, në një prononcim për mediat ka pohuar se seanca është shtyrë disa ditë pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar raportin e vlerësimit.

“Besoj se do të ketë dy seanca deri në marrjen e një vendimi ka thënë Braho dhe ka pohuar se është në të drejtën e tij për të fituar lirinë, edhe pse nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri”, tha ai.

Salianji u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg.

Ai e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik. Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit