

Ottawa, 17 qershor 2025 – Një episod i pazakontë gjatë samitit të G7 në Kanada është bërë viral në rrjetet sociale, ku protagonistë janë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Gjatë një diskutimi në tryezën e rrumbullakët mes liderëve botërorë, Macron është filmuar teksa afrohet dhe i pëshpërit diçka në vesh Melonit, duke vendosur dorën përpara gojës për të shmangur leximin e buzëve nga kamerat.
Reagimi i menjëhershëm i Melonit, një shprehje befasimi e ndjekur nga një buzëqeshje, ka ndezur rrjetin, me shumë përdorues që spekulojnë për përmbajtjen e asaj që u tha. Momenti është shpërndarë gjerësisht me komente të ndryshme, ku disa e cilësojnë si një "moment flirtues diplomatik", ndërsa të tjerë e shohin si një shenjë të marrëdhënieve të ngushta mes dy liderëve.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për përmbajtjen e bisedës, por videoja mbetet një nga momentet më të komentuara të samitit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






