

ELBASAN- Rivlerësimi i votave në Elbasan, po vijon ditën e sotme, por sipas PD-së kanë vërtetuar manipulimin e votave nëpërmjet ‘Trenit Bullgar’. Sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike dhe kandidatit Bledi Himçi, mungojnë fletët e votimit. Ndërkohë që gjatë numërimit të votave në KQZ është zbuluar në kutinë 22/49 që i përket bashkisë Peqin një fletë votimi pa vulë e që ishte numëruar në favor të subjektit politik Partia Socialiste.
S’ka rendësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Për sa kohë këtu futet një fletë bosh e cila e cila ka krijuar “trenin bullgar” dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre," tha Himçi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






