

Operacioni policor i koduar “The Wanted” ka çuar në kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë u arrestua shtetasi shqiptar Bledar Bedini, i njohur edhe me emrin Bledar Imami, 54 vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Operacioni u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, pas një shkëmbimi të koordinuar të informacionit.
Bedini është dënuar nga Gjykata e Milanos me 7 vjet burg për “Importim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”, vepra të kryera në kuadër të një organizate kriminale që vepronte në Itali.
Aktualisht, Interpol Tirana është në procesin e përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij në Itali, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






