

TIRANË- Mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohën ditën e sotme provimit të Matematikës. Ky është pprovimi i tretë i Maturës Shtetërore, ku maturantët testohen për njohuritë e tyre.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30. Gjithashtu maturantët duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë). Mbajtja e telefonave apo orëve inteligjente është rreptësisht e ndaluar.
Provimi i fundit për maturantët është ai me zgjedhje më 24 qershor. Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






