Transmetuar më 17-06-2025, 07:20

SHBA – Botërori i Chelseat në Kupën e Botës për Klube filloi me një fitore. Midis ekipeve të mëdha evropiane të përfshira në Kupën e Botës për Klube është edhe Chelsea, e cila nuk bëri gabime në debutimin e saj në Grupin D dhe mposhti Los Angeles FC të Kalifornisë 2-0 në Atlanta, jo dhe aq thjeshtë dhe kjo vlen për t’u theksuar.

Fituesit e Ligës së Konferencës në Europë e nisën fuqishëm dhe me Nicolas Jackson ata ishin afër marrjes së epërsisë, ndërsa në minutën e 18-të ishte Madueke ai që e vuri në provë ish-lojtarin e Tottenhamit, Lloris. Megjithatë, në minutën e 34-të, rezultati shkoi në 1-0. Pasimi i Jackson te Pedro Neto, i cili e kontrolloi topin, e rrëzoi Hollingshead në tokë dhe me mjaft klas arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Los Angeles FC, e cila mbërriti në Kupën e Botës pas ndeshjes “play-off” me Club America, solli një kërëcnim serioz për skuadrën e Maresca-s, me Sanchez që u detyrua të priste me këmbë nga Bouanga në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë, zëvendësimet e bëra menjëherë pas pushimit e ndryshuan lojën. Por kjo ndodhi vetëm për Chelean jo për skuadrën amerikane. Ish-lojtari i bluve të Londrë, Giroud, i cili hyri në fushë pas disa minutash sepse nuk po gjente dot fanellën, nuk pati ndonjë mundësi të madhe për të lënë gjurmë, por hyrja e Enzo Fernandez, i cili u aktivizua për të zëvendësuar Lavias, ndryshoi shumë.

Në minutën e 79-të ai mori një krosim nga e djathta nga debutuesi Delap (i cili erdhi nga Ipswich dhe e filloi ndeshjen nga stoli), arriti të mposhte portierin Loris duke i çuar shifrat e takimit në 2-0 dhe pikërisht me këto shifra u mbyll i gjithë takimi.

Pavarësisht se nuk shkëlqeu, Chelsea regjistroi një 3 pikësh dhe arriti të vë në lëvizje të gjithë grupin ku ndodhet. Në raundin tjetër kundër Flamengos ata mund të sigurojnë vendin e parë në Grupin D.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit