

SHBA- Një protestues i cili u qëllua gjatë një tubimi kundër Donald Trump në Salt Lake City të shtunën ka vdekur. Arthur Folasa Ah Lu, 39 vjeç, u qëllua nga një anëtar i ekipit të sigurisë së protestës. Policia thotë se viktima ishte një protestues civil dhe plumbat nuk ishin të destinuar për të.
Gjatë demonstratës, anëtarët e ekipit të sigurisë e panë 24-vjeçarin të dilte nga turma dhe të kërkonte një armë. Dy nga ekipi e vunë re dhe i folën duke i kërcënuar me armë, por ai ngriti armën e tij dhe e drejtoi nga turma.
Më pas oficerët e kanë qëlluar 39-vjeçarin tre herë, ku si pasojë humbi jetën. Nuk është e qartë pse 24-vjeçari (i cili doli të mos kishte precedentë penalë) nxori armën, por ai akuzohet për shkaktimin e një situate të rrezikshme.
Policia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim kundër dy anëtarëve të ekipit të sigurisë deri të dielën, dhe personi që qëlloi "bashkëpunoi me policinë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






