

ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka pezulluar nga detyra 2 punonjës policie në Elbasan. Në njoftim bëhet me dije se 3 policët dyshohen për "Shpërdorim i detyrës".
AMP shton se policët nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar në ambientet e policisë. Si pasojë i ndaluari me inicialet B. Z. është arratisur. Të pezulluarit nga deyra janë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, Ndihmës Specialist Informacioni dhe Specialist për Rendin.
Njoftimi:
AMP pezullon 3 punonjës policie në Elbasan. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për "Shpërdorim i detyrës", e konkretisht;
– Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan; – Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan; – Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Caktimi i masave të sigurisë për punonjësit e policisë të sipërcituar është bërë i mundur, pasi nga hetimet e zhvilluara lidhur me ngjarjen e datës 03.06.2025, janë administruar prova dhe fakte se këta punonjës policie, me anë të mosveprimit dhe në shkelje të dispozitave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën në Policinë e Shtetit, nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë, duke sjellë si pasojë arratisjen e shtetasit B. Z., i cili ishte arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






