Transmetuar më 16-06-2025, 13:57

Tiranë- Një moment i tensionuar dhe i ashpër u regjistrua në Kuvend, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Bardhi, u përplas ashpër me ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Gjatë diskutimeve për një projektligj, Bardhi i bëri thirrje Spiropalit të mos ndërhynte në fjalën e tij, duke e akuzuar për shkelje të rregullores së Kuvendit:

“Moj zonjë, a ta mbaroj unë? Mos më ndërhyjë në çdo fjalë! Ke marrë huqet e Ermonelës moj. Zonja kryetare të paktën ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla.”

Ai shtoi me ironi dhe kritikë:

“Tani batakun mos ma trego mua. Të vij ministri të japë llogari. Zonja kryetare e Kuvendit, edhe një herë të them se ndoshta ngaqë flisni nuk dëgjoni. Kur shqyrtohet një projektligj, ministri kundërfirmues duhet të jetë i pranishëm në seancë për t’u përgjigjur.”

Ky incident reflekton tensionet në sallën e Kuvendit mes opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës, teksa debati për rolin dhe përgjegjësitë e ministrave në procesin ligjor vijon të jetë në qendër të diskutimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit