

TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 37-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë me mjet prerës. Policia menjëherë ka ndërhyrë dhe e ka vënë në pranga.
I arrestuari është identifikuar me inicialet A.B. Ngjarja mësohet se është regjistruar ditën e djeshme në prani të fëmijës. Gjatë kontrollit në banesë u gjet një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/ Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohen ngjarje kriminale në një familje. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës. Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






