

Shkup- Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter.
Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.
Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.
Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar./KlanKosova
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd